Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dita e Mësuesve, Kryemadhi: I përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5d876e3bdc252f015ee438a2ea0592e0

Kryetarja e LSI-së ka përcjellë një mesazh në këtë 7 Mars, Ditën e Mësuesve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kryemadhi shpreh mirënjohjen ndaj mësuesve. Ajo shkruan “i përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj”.

“Mbetemi gjithmonë nxënës…! Jemi gjithmonë nxënës, ndaj dhe në 7 Mars nuk mund të harrojmë kurrë se kush kanë qenë ata, që na mësuan, na futën në botën e madhe të librit, të dijes dhe të edukatës së mirë.

Mirënjohja është gjithmonë një fjalë e pamjaftueshme për të përmbledhur atë gjithçka të madhe, që mësuesit bënë me ne.

Misionarët e të mirës, që kanë festën e tyre sot më 7 Mars, na mësuan të mbetemi nxënës përjetë, të jemi modest, të jemi të duruar siç kanë qenë ata të duruar me ne, për të na mësuar dhe për të kuptuar se të mësuarit nuk ndalet, siç nuk ndalet jeta.

I përulem mësuesve të mi, i përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj,” shkruan Kryemadhi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img