Hapësire reklamuese

Rajoni

‘Dita e madhe’, nis vaksinimi në Itali, të parët që e marrin janë punonjës të shëndetësisë

Shkruar nga Newsbomb

Një moment historik për Italinë pasi ka nisur vakinimi kundër koronavirusit.

Të vaksinuarit e parë kanë qenë mjekja Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia Alivernini dhe Omar Altobelli një punonjës i shëndetit.

Sipas mediave italiane vaksinimi ka nisur në orën 7.20 të mëngjesit në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë.  Pas tyre janë vaksinuar dhe dy mjeke Alessandra Vergori dhe Alessandra D’Abramo.

“Ndihem mirë, jam E ngazëllyer, jam krenare. Shpresoj që ky privilegj së shpejti do të shtrihet për të gjithë,“-ka thënë Maria Rosaria Capobianchi, drejtoreshë e laboratorit të virologjisë Inmi Spallanzani.

Të parët që do të vakinohen janë punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit, të cilët rrezikojnë më shumë nga virusi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu