Prezenca e OSBE në Tiranë, ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit, ku shprehet se gazetarët janë më të ekspozuar ndaj ngacmimeve.
Kështu deklaron ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe ajo e Suedisë, Elsa Håstad në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.
Në një postim në Twitter, OSBE u kërkon të gjitha qeverive në botë që të garantojnë sigurinë e gazetarëvë, ndërsa shton se media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci.
“Është e rrezikshme të jesh gazetar sot. Gazetaret janë më të ekspozuar ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Ne punojmë çdo ditë për këtë”, thuhet në postimin e OSBE në Twitter.


