Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Dita e lirisë së medias, Kim dhe Soreca me mesazh: Demokracia kërkon liri të shprehjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shqypit, ambasadorja amerikane Yuri Kim thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mbështetje për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve të medias.

Ajo thekson se demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta të siguruara nga media të pavarura.

“Në Ditën e Lirisë së shtypit botëror, SHBA riafirmon mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve të medias në të gjithë botën duke përfshirë Shqipërinë. Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta të siguruara nga media të pavarura.”, shkrua Kim.

3 maji përkujtohet si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.

Në Ditën Botërore të Lirisë së medias ka reaguar edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili shkruan se liria e sgtypit është një gur themeli i shoqërisë demokratike.

“Liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje të informuara. Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë,” shkruan Soreca.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img