Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dita e Gruas, PD: Ditë proteste, për nënat të cilat ua ka marrë emigrimi fëmijët

Shkruar nga Newsbomb
Dita e Gruas, PD: Ditë proteste, për nënat të cilat ua ka

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, më "8 Mars", Partia Demokratike thotë se përgjatë harkut kohor të një viti javë vrarë 19 gra.

PD nënvizon se sot është një ditë proteste, për nënat të cilat ua ka marrë emigrimi fëmijët.

"8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e gruas! Një ditë feste por dhe proteste. Partia Demokratike është sot në krah të grave dhe vajzave, në çdo cep të Shqipërisë dhe në Diasporë, ku i ka detyruar qeverisja e Edi Ramës. Sot është ditë feste dhe Gëzuar!

Por është edhe ditë proteste, për 19 gratë e vrara gjatë harkut kohor të një viti. Është ditë proteste, për nënat të cilave ua ka marrë emigrimi fëmijët, për vajzat që e kanë të pamundur arsimin cilësor. Për gjyshet me pensione të paindeksuara dhe barnat me çmime të papërballueshme. Për studentet që diplomohen dhe duhet ta dorëzojnë fatin e punësimit të tyre në duar patronazhistesh."- njofton PD.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese