Hapësire reklamuese

Politikë

Dita e fundit në Kuvend, Jenishehri tregon dy pengjet e mëdha: Nuk pranuat ligjin për detektivin privat, refuzuat qindra miliona euro nga OKB

Shkruar nga Newsbomb
Dita e fundit në Kuvend, Jenishehri tregon dy pengjet e mëdha: Nuk

Seanca e sotme plenare ishte e fundit për shumë deputetë, të cilët nuk do të jenë më në Kuvend në shtator e tutje, në 4 vitet e ardhshme.

Sot deputeti Jenishehri nuk zhgënjeu me deklaratat e tij të forta, duke treguar kështu dhe dy pengjet e tij. Ai tha se i mbeti peng që nuk u miratua ligji për detektivin privat dhe u refuzuan ndihmat nga OKB për pandeminë e covid-19.

Gjithashtu ai nuk nguroi të ofendojë dhe kolegët e tij deputetë për të cilët tha se janë më të këqinjtë që ka pasur historia e parlamnetit shqiptar.

Jenishehri: Parlamenti ka hedhë poshtë ligjin për detektivin privat, ky parlament nuk pranoi të firmosë qindra miliona euro ndihma nga OKB, duke bërë që qindra të vdesin nga Covid-19. Më vjen keq që do mungoj në Kuvend. Askush nuk e di që Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve nuk do jetë në shtator në Kuvend, pasi 100% do të përsëriten zgjedhjet. Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu