Dita e Flamurit/ Vjosa Osmani letër urimi presidentit Meta, Avdullah Hoti homazhe tek monumenti i Skënderbeut

Publikuar tek: rajon, më 10:55 28-11-2020 Dita e Flamurit/ Vjosa Osmani letër urimi presidentit Meta, Avdullah Hoti homazhe tek monumenti i Skënderbeut Vjosa Osmani

Sot më 28 Nëntor Shqipëria ka marrë urime nga e gjithë bota për Festën e Flamurit tonë kombëtar, ndaj nuk mund të mungonin edhe urimet nga krerët e Kosovës.

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani i ka dërguar një letër preidentit Ilir Meta, ku i uron Festën e Flamurit, ndërsa shprehet se në këtë ditë të veçantë duhet të të rikujtojmë trashëgiminë tonë historike e kulturore, ta rikujtojmë lashtësinë e kombit dhe të jemi krenarë me vlerat që ia kemi dhënë kulturës e qytetërimit perëndimor, nga antika në bashkëkohësi.

“Flamuri kombëtar prek ndjenjën e ekzistimit të kombit në histori. Ai është trashëgimi e përjetësuar në simbol. Qysh nga koha e Skënderbeut, ai i bën krenarë shqiptarët dhe i bashkon rreth një fryme. Prandaj, ata janë fort të lidhur për të, sepse, përveç tjerash, ua simbolizon lirinë. Kështu qe në Krujë, më 1443, në Vlorë më 1912 e në Prishtinë, më 1999. Prandaj, nuk është aspak rastësi që shqiptarët janë ndër të paktët popuj, i cili, duke treguar respektin e skajshëm ndaj këtij simboli, e ka lartësuar atë edhe në simbolin tjetër, himnin kombëtar. Aty njëri simbol, himni, i thërret simbolit tjetër, flamurit. Kjo është ndërlidhja më e fuqishme e mundshme mes shpirtit të kombit dhe “kângës së kombit”.

Në këtë ditë të veçantë, prandaj, duhet të rikujtojmë trashëgiminë tonë historike e kulturore, ta rikujtojmë lashtësinë e kombit dhe të jemi krenarë me vlerat që ia kemi dhënë kulturës e qytetërimit perëndimor, nga antika në bashkëkohësi.

28 Nëntori shënon ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar. Ajo na mbledh përreth së kaluarës sonë dhe shndërrohet në shtysë të fuqishme për ta jetësuar vizionin tonë. Prandaj, tash kur vizioni i brezave për liri është kurorëzuar edhe me pavarësinë e Kosovës, lidhjet shpirtërore ndërmjet dy shteteve tona duhet të forcohen. Shqipëria dhe Kosova, njëra fëmijë i fillimshekullit XX e tjetra e fillimshekullit XXI, të dyja rrjedhojë e ngulmimit për vlerat e lirisë dhe e aleancave të fuqishme me qytetërimin perëndimor, po shndërrohen dalëngadalë në faktor stabiliteti e paqeje në rajon. Ato po ecin krahas njëra-tjetrës, si dy shtete sovrane, në procesin e integrimit evropian, duke e njohur dhe ndihmuar njëra-tjetrën.

Zoti e bekoftë Ditën e Flamurit!  Zoti i bekoftë shqiptarët”, shkruhet në letrën e Osmanit.

128440728_1869857553176500_4615744027377529508_o_copy.jpg

Ndërkohë kryeministri Isa Mustafa ka bërë homazhe tek monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe tek shtatorja e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 28 Nëntori i BEKUAR, sot bëhen 23 vite nga dalja publike e UÇK-së
»
Article Logic
Execution time: 0.013540029525757
array(1) { ["section"]=> string(114) "dita-e-flamurit-vjosa-osmani-leter-urimi-presidentit-meta-avdullah-hoti-homazhe-tek-monumenti-i-skenderbeut-229424" }