Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Olsian Çela flet shkurt dhe prerë: Duhet të reflektojmë dhe të jemi kritik me sistemin e drejtësisë! Kemi rrugë të gjatë për të bërë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeprokurori Olsian Çela ka mbajtur fjalën e tij gjatë eventit të organizuar sot në përkujtim të 10 majit, Ditës së Drejtësisë, ku 108 vite më parë Ismail Qemali dekretoi “Kanunin e Zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar.

Çela tha se vendi ynë dhe vetë Reforma në Drejtësi ka rrugë të gjatë përpara, ndaj të gjithë duhet të jenë me këmbë në tokë.

Sipas tij, reflektimi, vështrimi kritik, transparenca dhe llogaridhënia janë sfidat që e presin në tërësi sistemin tonë të drejtësisë.

Olsian Çela: E nderuar Ambasadore, ministre, do kërkoja një moment reflektimi për të parë se ku kemi arritur deri tani, çfarë kemi bërë mirë dhe jo. Nëse do kemi arritur t’i ofrojmë qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm. Që përballet me krimin në të gjitha dimensionet e tij. Vizioni jonë institucional është shprehur në një strategji të qartë me organet ligjvënëse, sidomos një vëmendje e veçantë i është kushtuar institucioneve të reja të drejtësisë. Të gjitha masat e marra kanë qenë në harmoni dhe kanë pasur synim të garantojnë pavarësinë e prokurorëve, pavarësi që përkthehet në efikasitet dhe transparencë. Mbetet thelbësor kontrolli, disiplina dhe transparenca. Sistemi i drejtësisë duhet të përmirësohet edhe më shumë. Transparenca dhe llogaridhënia janë sfida permanente, ndaj mbetet thelbësor një vështrim kritik konstant i shtrirë në kohë. Kemi ende një rrugë të gjatë për të arritur atje ku duam. Sot dua t’i bëj një thirrje të gjithë magjistratëve, por jo vetëm atyre, që të bëhen pjesë e kësaj nisme të përbashkët.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
(function($){ setInterval(() => { $.each($('iframe'), (arr,x) => { let src = $(x).attr('src'); if (src && src.match(/(ads-iframe)|(disqusads)/gi)) { $(x).remove(); } }); }, 300); })(jQuery);