Analisti i njohur Afrim Krasniqi, ka bërë një urim ndryshe për Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se nuk jemi as të pavarur e as të çliruar, pasi sipas tij 5 miliarderë me rrogë shteti që kanë marrë peng festat, simbolet, flamurin, shtetin etj.
"Festa kombëtare: Dita e Pavarësisë & e Çlirimit? Jo miq, nuk jemi as të pavarur dhe as të çliruar. Hapni TV. I keni live gjithë ditën 3-4-5 miliarderë me rrogë shteti që kanë marrë peng festat, simbolet, flamurin, shtetin, shoqërinë, gëzimet e hidhërimet, hapësirën & demokracinë!" shkruan Afrim Krasniqi.