Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Dita Botërore e luftës kundër Kancerit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

417d3cdcf3eb64fb5f6d165d6c52f207

Dita Botërore kundër Kancerit, 4 shkurt, është e vetmja iniciativë, ku e gjithë bota mund të bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit, si një mundësi ideale për të rritur ndërgjegjësimin në luftën kundër kësaj sëmundjeje, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë dhe janë brenda mundësive tonë.

Kanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme, por secili ka fuqinë për të vepruar dhe për të marrë masa në reduktimin e impaktit të sëmundjes tek individët, familjet dhe komunitetet. Kanceri është shkaktari i dytë i vdekshmërisë në mbarë botën.

Ai mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme, por secili ka fuqi të veprojë dhe të marrë masa në uljen e ndikimit të sëmundjes tek individët, familjet dhe komunitetet. Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të reflektuar mbi atë çka mund të bëni.

Çdo vit në 4 shkurt, kjo ditë fuqizon komunitetet dhe individët në mbarë botën për të treguar mbështetje, për të ngritur zërin kolektiv, për të ndërmarrë veprime personale dhe për të rritur presionin te qeveritë tona që të bëjnë më shumë në luftën kundër kancerit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img