Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit, Duka mesazh urimi: Janë ata që u transmetojnë emocionet shqiptarëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

090ab7e2c1006e7aafe3b195141491fc

Sot është Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit e pikërisht në këtë datë të shënuar s’mund të mungonte as urimi i presidentit Armand Duka.

Përmes një postimi në kanalin zyrtar në facebook, kreu i FSHF-së inkurajon mediet sportive të vijojnë punën e tyre të palodhur si dhe i fton për një bashkëpunim për promovimin e futbollit e vlerave të tij. Në postimin e tij në facebook, Duka shkruante:

“Të dashur miq të medias!

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit unë dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në misionin tuaj fisnik!

Futbolli, loja jonë e përbashkët, duhet mbështetur nga të gjithë. FSHF dhe gazetarët sportivë janë në të njëjtin front: ne për ta bërë më të mirë lojën dhe ju për ta mbështetur atë.

Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të gjithë përfaqësuesit e medias sportive të na ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.

Media si pushteti i katërt ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë shqiptare dhe për informimin e opinionit publik. Dua të vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e gazetarëve sportivë në Shqipëri ndër vite, veçanërisht përgjatë tranzicionit të 30 viteve të fundit.

Sporti i futbollit sjell kënaqësi e emocione dhe janë gazetarët ata që ua transmetojnë këto emocione shqiptarëve. Jeni ju që e sillni botën e sportit dhe veçanërisht atë të futbollit më pranë sportdashësve shqiptarë me raportimet tuaja të përditshme.

Edhe një herë ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta në Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit dhe uroj që në të ardhmen bashkëpunimi ynë të jetë edhe më i mirë!”

Më shumë

spot_img