Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Salari të Tepelenës, vendlindjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Rama ka shkuar për inagurimin e rrugës Tepelenë-Salari, por aty është pritur me këngë labe nga grupi polifonik i zonës.
“Ne këtej nga anët tona, për ju kemi një urim, le të thonë çfarë të duan, juve u bëftë dira 1000”, thuhej ndër të tjera në tekstin e kënfës.
Ndërsa Rama u tha banorëve që me këto investime, Tepelena kthehet në qendër e një perimetri turistik.
“Besoj që i kemi mbajtur fjalët e dhëna dhe atë që po diskutonim, është që në këto investime që e dini sa gjatë janë pritur, gjithë Tepelena kthehet në qendër e një perimetri turistik dhe më në fund ëndrra e daljes në det u bë realitet”, tha Rama.