Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

“Distancohem nga gurët që u hodhën nga brenda selisë jashtë”, Açka: Koha e Berishës ka mbaruar, dje humbën të dyja palët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja Flutura Açka ka folur në një intervistë në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e djeshme në selinë e PD.

Açka u shpreh se kjo ishte një humbje për të dyja palët e PD, madje dhe për të gjithë shqiptarët. Ajo u tha se hedhja e gurëve nga jashtë brenda në seli, dhe sidomos nga brenda jashtë ishte e gabuar dhe se distancohet nga ky akt.

Deputetja ndër të tjera tha se koha e Berishës ka mbaruar.

“Unë mendoj se kanë humbur të dyja palët ishte një ditë e trishtë. Pavarësisht shenjat, kemi humbur jo vetëm ne, por edhe ne si shqiptarë. Ishin në një farë lufte për përgatitjen për të ardhmen.

Retorika ka qenë e papranueshme. Nuk ndodh në asnjë vend që të kushtojnë orë të tëra sesi mund të shqyhen dyer, a thua se po përgatiteshin për të marrë Kështjealla si shpellarë.

Të ulemi dhe të reflektojmë se kush ka gabuar. Partia nuk është godina, është esenca është ideali i caktuar. Nuk ishte e nevojshme të shkonim në këtë pikë. Kjo nga brenda jashtë nuk duhet të kishte ndodhur. Pavarësisht kushteve të krijuara.

Policia është Policia Shqiptare. Ligji duhet të veprojë për çdo qytetar shqiptarë. Unë jam e sigurt që koha e Berishës ka mbaruar. Ka nga ata që nuk kanë buk të hanë dhe kanë ardhur interesa të njëra apo të tjerit.

Unë i tërheq vëmendje policisë që të rrijë në nivelin e saj. Po të isha unë në godinë do kërkoja personalisht mbrojtjen e policisë shqiptare” tha Açka ndër të tjera për “news24″.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img