Hapësire reklamuese

Politikë

Diskutimet për buxhetin, Idrizi: Shqipërisë i duhet një model i ri zhvillimi bazuar mbi prodhimin

Shkruar nga Newsbomb
Diskutimet për buxhetin, Idrizi: Shqipërisë i duhet një

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi thotë se Shqipëria ka nevojë për një model të ri zhvillimi ekonomik, dhe jo thjesht ndarje të buxhetit në sektorë të ndryshëm.

Idrizi tha nga foltorja e Kuvendit se debati në sallë duhet të ishte për profilin e ekonomisë shqiptare, ku janë avantazhet dhe si duhet të mbështeten ato. "Modeli i ri ekonomik i vendit, duhet të jetë i bazuar në prodhimin", tha Idrizi.

Pjesë nga fjala e Shpëtim Idrizit:

Ne sot jetojmë në një realitet pesimist ekonomik, me gjithë avantazhet që i ka dhënë Zoti këtij vendi. Na duhet një debat tjetër, kemi një buxhet që 800 milion janë defiçit, kemi një buxhet që emigrantët sjellin 800 milion, dhe mburremi se si do i ndajmë e si do i grabisim. Debati ka të bëjë për një model të ri zhvillimi, dhe jo thjesht rritjen ekonomike.

Na duhej një debat për profilin ekonomisë shqiptare, kush janë avantazhet apo të metat, si do t'i mbëshesnim apo nxisnim. Ne na duhet një model i ri ekonomik i zhvillimit, i bazuar mbi prodhimin. Me këto rritme rritjeje, duke qenë paga e shqiptarëve vetëm 30% e pagës së një qytetari të BE, sigurisht që do të na duhen dhjetra vite të arrijmë aty. Pashë që ishte vendosur një taksë për qumështin pluhur, u hoq edhe ajo. Nuk e di kush e bëri këtë lloj lobimi.

Po na del që mandarinat e Konispolit, mollët e Dibrës apo të Korçës nuk shiten në treg, se i konkurrojnë ato të vendeve fqinje. Këtu duhet shteti. Më bëri përshtypje edhe një gjë, që në emergjencat civile janë parashikuar 500 milion lekë. Fatkeqësitë natyrore janë bërë normale. Kur ra tërmeti s'kishim as kazma, kur ranë zjarret, drejtori kishte marrë një degë peme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu