Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Diskutimet në Komisionin e Ekonomisë/ Tabaku propozon ndryshime ligjore, Braçe dhe Shehi kundër koncesioneve të reja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja demokrate Jorida Tabaku propozoi sot katër ndryshime ligjore për kontrollin e kontratave për koncesionet dhe PPP-të. Rritja e transparencës me publikimin e dokumenteve në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve, ishte ndër kërkesat që ajo prezantoi në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Rritja e përgjegjësisë personale tek punonjësit e administratës, forcimi i kontrollit të raporteve financiare e deri në rritje e skrupolozitetit të luftës kundër pastrimit të parave; ishin këto ndryshimet ligjore që deputetja Tabaku propozoi për kontrollin e kontratave koncesionare.

Ndërkohë, deputeti socialist Erion Braçe kërkoi që të mos firmosen kontrata të reja koncesionare, në një kohë kur mendohet që në fund të vitit do të ketë ndryshime ligjore.

“Nuk ka kuptim që të merremi me koncensione të reja. Sa kërkesa ka në proces për koncesione e PPP?”,- ju drejtua Braçe zv.ministres së Financave Vasilika Vjero. Deputeti socialist vlerësoi propozimet e bëra nga Tabaku, ndaj kërkoi të mos ketë koncesione të reja.

 

“Është logjike që edhe procedurat për rinovim të kontratës koncesionare të shkojnë në fund të vitit. Sepse nuk ka asnjë lloj kuptimi që ne të rinovojmë kontratat koncesione apo të merremi me koncesionet dhe partneritetet publike private të reja, ndërkohë që në fund të vitit do të ndryshojmë rregullat”, u shpreh ndër të tjera Erion Braçe.

Më i ashpër në fjalën e tij ishte deputeti Dashamir Shehi. Ai e quajti skandal koncesionin e shumëpërfolur të kompanisë “RAPISCAN”, duke fajësuar të dyja, edhe qeverinë e para 2013-ës dhe maxhorancën e sotme. Shehi kërkoi ashtu si Braçe që të mos ketë koncesione të reja.

“Ka një tufë që kërkojnë koncesione të tjera dhe ne do jemi këtu vitin tjetër që të numërojmë paret. S’po zbres te nenet, pasi dhe këtu kam ca fjalë. Koncesionet shkeljen dhe janë shkelur dhe nga qeveria e mëparshme. Ndaj them; e bllokojmë sot dhe e bëjmë si gjithë Europa”, u shpreh deputeti Dashamir Shehi.

Më shumë


spot_img









spot_img