Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Diskutimet në Grupin e PD, demokratët të vendosur për Presidentin: T’i japim fund, Edi Rama e ka zgjedhur emrin!

Lajme të ngjashëm

Deputetët demokratë duket se janë të bindur dhe të vendosur të tërhiqen nga procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Diskutimet e zbardhura të Grupit Parlamentar, nga mbledhja që po mbahet në këto momente, pozicioni është i qartë.

Enkelejd Alibeaj u ka thënë të vetëve se nuk ka asnjë arsye që ata të marrin pjesë në proces dhe shkaku sipas tij është prishja e marrëveshjes nga opozita. Në këtë mendim është dhe Gazment Bardhi, i cili thotë se Edi Rama e ka zgjedhur emrin.

Edhe deputetja Jorida Tabaku thotë se PD nuk duhet të marrë më pjesë në mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, për dakordësimin për një emër konsensual për kreun e shtetit. “Ne u qendrojme parimeve. Rama tregoi qe edhe kete here nuk ju qendron marreveshjeve”, ka thënë ajo.

Më poshtë, disa nga diskutimet e zbardhura në mbledhjen e PD:

Enkelejd Alibeaj: Sugjeroj qe s’ka asnje arsye te marrim pjese. Ata thyen marrëveshjen

Gazmend Bardhi: Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte Presidnet konsensual. Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne.

Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk do nje president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.

Jorida Tabaku: Duhet ti japim fund pjesemarrjes tone ne procesin e zgjedhjes se Presidentit. Grupi diskutoi dhe mbajti nje qendrim dinjitoz. Ne u qendrojme parimeve. Rama tregoi qe edhe kete here nuk ju qendron marreveshjeve.


Më shumë