Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Disbalancë kimike? Studimi i ri thotë se depresioni mund të mos shkaktohet nga niveli i ulët i serotoninës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Për vite të tëra studimet na kanë bindur se depresioni shkaktohet nga një disbalancë kimike në tru, apo çekuilibrimi i kimikatit të serotoninës, të njohur edhe si hormoni i lumturisë.

Por një hulumtim i fundit i publikuar në “Molecular Psychiatry” tregon se këto pretendime nuk mbështeten në prova konkrete.

Kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të ndalojnë marrjen e këtyre barnave, të njohura si frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI). Studimi përdori të dhëna klinike për të treguar se këto barna ende mund të ndihmojnë disa njerëz me depresion.

Për një kohë të gjatë, disa akademikë , duke përfshirë disa psikiatër të njohur, kanë sugjeruar se nuk ka prova të kënaqshme për të mbështetur idenë se depresioni është rezultat i serotoninës anormalisht të ulët ose joaktive. Të tjerët vazhdojnë ta mbështesin këtë teori. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur një rishikim gjithëpërfshirës të hulumtimit mbi serotoninën dhe depresionin që mund të mundësonte konkluzione të qëndrueshme.

Në pamje të parë, fakti që antidepresantët e tipit SSRI veprojnë në sistemin e serotoninës duket se mbështet teorinë e depresionit për shkak të serotoninës së ulët. SSRI-të rrisin përkohësisht disponueshmërinë e serotoninës në tru, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se depresioni shkaktohet nga e kundërta e këtij efekti.

Studimi thotë se barnat kundër depresionit nuk kanë ndonjë efekt më të madh se barnat që përdoren për efektin placebo. Ato janë barna të rreme, pa ndonjë efekt, që përdoren për t’i dhënë idenë pacientit se po mjekohet dhe do të ketë rezultat pozitiv. Në fakt, barnat kundër depresionit duket se kanë një efekt mpirës të emocioneve, megjithëse nuk dihet shumë rreth këtij efekti.

Një fushë tjetër e hulumtimit është fokusuar në receptorët e serotoninës, të cilët janë proteina në skajet e nervave me të cilët lidhet serotonina mund të transmetojnë ose pengojnë efektet e saj. Hulumtimet mbi receptorët e serotoninës sugjeruan se nuk ka asnjë ndryshim midis njerëzve me depresion dhe njerëzve pa depresion, ose se aktiviteti i serotoninës ishte rritur tek njerëzit me depresion – e kundërta e parashikimit të teorisë së serotoninës.

“Teoria e depresionit të serotoninës ka qenë një nga teoritë biologjike më me ndikim dhe të hulumtuar gjerësisht për origjinën e depresionit. Studimi ynë tregon se kjo pikëpamje nuk mbështetet nga prova shkencore. Gjithashtu vë në pikëpyetje bazën e përdorimit të antidepresantëve”, thuhet ndër të tjera në hulumtim.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img