Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Disa zyrtarë në pranga, reagon Balla: Vijon puna për ndalimin e personave të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Disa zyrtarë në pranga, reagon Balla: Vijon puna për ndalimin e

Ministri i Brenshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar një natë më parë në Tiranë, ku me urdhër të SPAK u lëshuan 11 urdhërarreste, ku 6 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Përmes një reagimi zyrtar, ministri Balla shprehet se kjo erdhi si rezultat konkret i hetimeve profesionale nën drejtimin e Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai ka falenderuar drejktuesit dhe oficerët e Policisë të cilët morën pjesë në këtë operacion, teksa theksoi se vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë tërritorit të Shqipërisë.

LEXO EDHE: SPAK zbardhi planin për të vrarë dy vëllezërit, oficerja e Interpolit dha vendodhjen

“Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit si dhe persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta.

Ky operacion domethënës është konsolidimi i ngritjes në një nivel tjetër të vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij, në funksion të rendit ligjor në të gjithë territorin”, shkruan Balla ndër të tjera.

Postimi i plotë i ministrit:

Dje pasdite dhe gjatë natës Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar të përshirë në krime kundër personit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, rezultat konkret i hetimeve profesionale nën drejtimin e Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Policisë së Shtetit në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit që çoi në arrestimin e të gjithë personave që ndodhen në Shqipëri. Ndërsa vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjej rastin t’i falenderoj dhe përgëzoj prokurorët për besimin dhe bashkëpunimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit si dhe persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta.

Ky operacion domethënës është konsolidimi i ngritjes në një nivel tjetër të vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij, në funksion të rendit ligjor në të gjithë territorin.

Sot gjej rastin të rikonfirmoj besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët në vetë-pastrimin e Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Lexo edhe: SPAK urdhër-arrest për Ervin Matën, i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut

Lexo edhe: Arrestohet ish-drejtori i policisë, Erzen Breçani, në pranga edhe djali i tij

Lexo edhe: Operacioni i SPAK, i vihen prangat Jonida Babametos, oficere te Drejtoria e Kufirit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese