Hapësire reklamuese

Bota

Disa viktima nga zjarri në kompleksin e pallateve, Valencia shpall tre ditë zie

Shkruar nga Newsbomb

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një kompleks pallatesh në Valnecia të Spanjës. Mediat spanjolle raportojnë se dyshohet se 18 persona kanë humbur jetën.

Kompleksi i pallateve ka 138 apartamente dhe në to banonin 450 njerëz, raportoi gazeta El Pais duke cituar menaxherin e ndërtesës. Ndërkaq mësohet se ekipet zjarrfikëse kanë bërë të mundur evakuimin e dhjetëra banorëve që jetonin në kompleksin e pallateve që u përfshinë nga flakët e zjarrit.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që ka tronditur komunitetin në Valencia.

[caption id="attachment_790345" align="alignnone" width="544"]Foto nga pallati i djegur Foto nga pallati i djegur[/caption]

Erërat e forta kanë kontribuar në përhapjen e flakëve edhe në blloqet e tjera të pallatëve. Pilar Bernabé, përfaqësuesja e qeverisë spanjolle në Valencia, tha se disa nga të zhdukurit janë banorë të huaj, të cilët mund të jenë të vështirë për t'u gjetur. Një fëmijë dy vjeç dhe një foshnjë dy muajshe janë mes të zhdukurve.

Në lidhje me ngjarjen tragjike Valencia ka shpallur tre ditë zie, ndërsa kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez u ka shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

“Në emër të qeverisë spanjolle dhe besoj, në emër të shoqërisë spanjolle, dëshiroj të shpreh solidaritetin, dashurinë dhe simpatinë tonë për familjet e viktimave të këtij zjarri të tmerrshëm,” tha Sánchez gjatë një vizite në Valencia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese