Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Disa pika janë të papranueshme”, Ramush Haradinaj kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi

Shkruar nga Newsbomb
“Disa pika janë të papranueshme”, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës për targat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Haradinaj i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës sqarime për marrëveshjen e arritur sot në Bruksel me Serbinë për çështjen e targave.

Sipas tij, ka pika që janë të papranueshme për Kosovën.

“Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat. Nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket”, ka shkruar ai.

Gjithashtu Haradinaj ka shtuar se AAK-ja është e indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bllokuar rrugët në veri.

“Njëjtësimi i tërheqjes së grupeve kriminale me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës është ofendim dhe goditje për sovranitetin e Kosovës! Po ashtu, pajtimi që KFOR të marrë nën kontroll ruajtjen e rendit në veri, kur kjo është kompetencë ekskluzive e organeve shtetërore të rendit e kur misioni i KFOR është ushtarak, është kthim prapa dhe koncesion ndaj Serbisë e me pasoja të rënda për Kosovën. Kryeministri e ka për detyrë të sqarojë popullin për çdo detaj të kësaj marrëveshjeje dhe urgjentisht të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Askush nuk ka mandat të nënshkruaj kurrfarë marrëveshjeje që mund të jetë në kundërshtim me sovranitetin e vendit!” ka përfunduar ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll