Hapësire reklamuese

Aktualitet

Disa persona thyejnë posterat e kandidatit Safet Gjici në Kukës (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Në Kukës ditën e sotme janë thyer posterat e kanididatit të Partisë Socialiste Safet Gjici.

Bëhet me dije se persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat ku ishin vendosur posterat, në disa rrugë të Kukësit. Po ashtu këtë ngjarje e ka denoncuar edhe Granit Gjana përfaqësues i Partisë Socialiste Kukës.

Ai u kërkoi institucioneve që të gjenden personat të cilët kanë kryer këtë vepër kriminale.

"Siç e shikoni, kundërshtarët tanë në këtë përballje, jo vetëm që nuk kanë mundësinë, por as ndonjë gjë tjetër përveç këtyre akteve vandale se çfarë t'iu ofrojnë qytetarëve të Kukësit.  Do ju kërkoja në emrin tim dhe të Partisë Socialiste Kukës nëpërmjet kësaj deklarate që jo vetëm të ndalonin këto aktet, por dhe të distancohen nga këto sjellje. Është momenti që të tregojmë vlerat dhe qytetarinë që na karakterizon ne qytetarëve kuksian dhe mos ti bëni pis me akte të tilla qytetarët dhe qytetarinë tonë krenare.

Ne socialistët me qasjen dhe sjelljen tonë në këto zgjedhje, përveç  risive dhe ndryshimeve madhore të Kukësit, do vazhdojmë të jemi ndryshe. Përballë këtyre akteve slogani jonë jo vetëm që është i arrirë po merr akoma dhe më shumë vlera.  Në do vazhdojmë të mbjellim për të ndryshuar gjithëka edhe kotë  veprime vandale të vulhumburve", ka thënë ai.

[caption id="attachment_695846" align="alignnone" width="682"]FotoMontazh FotoMontazh[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese