Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Disa orë para protestës, Edi Rama shpërndan DOKUMENTET e takimit të Sali Berishës me të besuarin e Vladimir Putinit

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në llogarinë e tij në Tëitter dokumentete dhe fotot që më herët i ka bërë publike sot Taulant Balla. Sipas tyre, më 17 dhjetor 2010, vetëm një muaj para miratimit të Rezolutës kundër Kosovës, Sali Berisha është takuar me të besuarin e Vladimir Putin.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata”, shkruan Rama.

Në atë kohë, Sali Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë dhe siç shihet dhe nga foto, bashkë me Oerd Bylykbashin dhe stafine  tij, kanë pritur në Tiranë Konstantin Kosachev, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse.

Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, nga ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport rë sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini.

Lexo edhe: Taulant Balla publikon DOKUMENTET dhe FOTON e politikanit të lartë rus: Sa milionë rubla mori Sali Berisha?! Po për Rezolutën kundër Kosovës?!

Më shumë