Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Disa orë ndjekje nga toka dhe deti, Policia jep detaje për drogën në Karaburun: Janë kapur 577 kg kanabis në formë çokollate, 3 të arrestuar (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës për tentativën e transportimit përmes detit të një sasie të madhe droge. 577 kg kanabis në formë çokollate është sekuestruar në gomonen e bllokuar në Karaburun.

Shërbimet e Policisë, dje kanë organizuar punën për bllokimin e një mjeti lundrues që dyshohej se kishte lëndë narkotike në bord, Pas disa orë ndjekje nga deti dhe toka, në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Të arrestuar janë: Mandi Begaj, Herman Muçaj dhe Ëngjëllush Mukaj.

Operacioni i përbashkët është kryer nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD, ndërsa është sekuestruar mjeti lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve Mandi Begaj 43 vjeç, Herman Muçaj, 27 vjeç dhe Ëngjëllush Mukaj 34 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrollit të territorit dhe koordinimit të veprimeve  me QNOD, për kontrollin e hapësirës detare, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për bllokimin e një mjeti lundrues që dyshohej se kishte lëndë narkotike në bord.

Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Shërbimet policore kanë sekuestruar mjetin lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve M. B., 43 vjeç, H. M., 27 vjeç dhe Ë. M., 34 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img