Damian Gjiknuri ka ri sjellë në vëmendje parashikim që bëri së bashku me kryeministrin Edi Rama për mandatet që do të fitonin në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjiknuri shkruan në rrjetet sociale se disa nuk e morën me seriozitet, por ja që rezultati i zgjedhjeve doli ashtu siç ishte parashikuar.
Sipas tij, “Memorandumi i Kuçit” doli i saktë dhe ata i fituan zgjedhjet fiks me 74 mandate.
“Disa nuk e morën me seriozitet “Memorandumin e Kuçit” të datës 10 Prill por ja që rezultati i zgjedhjeve e konfirmoi krejt të saktë PS3 me 74mandate”,- shkruan Damian Gjiknuri.