Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

“Disa nuk duan të kthehen”, konsulli në Liban thirrje dajës së Eva Dumanit: Na ka bllokuar përpjekjet, thotë që është mirë atje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Konsulli shqiptar në Liban, Marc Ghorayeb ka deklaruar se disa prej shqiptarëve që janë të vendosur në kampet e ferrit në Siri nuk duan të riatdhesohen drejt Shqipërisë. Deklaratën konsulli e bëri në një intervistë për T.Ch.

Ai tha se mes atyre që nuk duan të kthehen, është dhe Eva Dumani, motra e Endri Dumanit i cili u riatdhesua disa muaj më parë së bashku me disa fëmijë dhe gra shqiptare.

Ai u shpreh se më vonë do të publikojë dhe komunikimet që ka pasur me vajzën e mitur në kampe, teksa njoftoi për një operacion të katërt riatdhesimi.

“Unë dua t’u them familjeve të atyre që nuk janë nxjerrë ende nga kampet e Sirisë se unë jam këtu për t’i ndihmuar. E vlerësoj gadishmërinë e tyre për të pranuar të afërmit që zgjodhën të luftojnë e jetojnë në shtetin e ISIS. Shumica e atyre që kemi takuar në kamp ishin të kënaqur me situatën ku janë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri. E them ndershmërisht. Nuk duan të kthehen. Një nga ata është edhe Eva Dumani. Dua t’i them dajës së saj, se më vjen keq pasi ju premtova ta sjell siç bëra me Endrin që ishte e vështirë.  Por shumë shpejt do të tregoj komunikimet që ne kemi pasur me Evën e cila ka bllokuar gjithmonë përpjekjet tona duke ma thënë se është mirë atje ku është dhe nuk do të kthehet. Më vjen keq ta them, por ne po shpëtojmë shumë gra dhe fëmijë që duan të kthehen. Ne do të kemi një operacion të katërt dhe do të përpiqemi përsëri ta marrim edhe Evën. Unë shpresoj shumë”, deklaroi Marc Ghorayeb.

Konsulli shqiptar ka folur për operacionet e riatdhesimit teksa ka theksuar se ky që do të pasojë ditën e nesërme do të jetë një prej më të vështirët. Sipas tij, vështirësia më e madhe ka të bëjë me anën logjistike e më konkretisht për transportin.

“Askush nuk mund të duartrokasë i vetëm për këtë. Unë kam koordinuar duke pasur mbështetjen e kryeministrit Rama çdo ditë sikurse atë të ministrit Bledi Çuçi i cili ka shpenzuar shumë kohë për këtë dhe kishte besim tek unë. Ky është operacioni ynë i tretë. I pari dhe i dyti ishin të vështirë, por ky i treti akoma më i vështirë. Vështirësia më e madhe ka të bëjë me anën logjistike e më konkretisht transportin kjo si pasojë e konfliktit të brendshëm në territorin sirian. Në një situatë të tillë ju duhet të gjeni balancën dhe për këtë është kujdesur gjenerali Abas Ibrahimi cili ishte balancuesi dhe arsyetuesi i këtij rasti. Është operacioni më i vështirë dhe nga ana tjetër më i forti ndërmarrë deri më tani. Është e vështirë”, tha Ghorayeb.

Më shumë

spot_img