Hapësire reklamuese

OpEd

“Disa mashtrime në lidhje me Goran Bregoviç”

Shkruar nga Newsbomb
“Disa mashtrime në lidhje me Goran Bregoviç”

Shkruan Habjon Hasani

1. Goran Bregovic ka mbrojtur krimet e luftës.

Jo, Goran Bregovic thjesht është shprehur se është nje Jugo-nostalgiik, pra njeri që ka nostalgji për Ish-Jugosllavinë. Siç ka dhe kosovarë që kanë të njëjtën nostalgji, apo dhe shqiptarë të Shqiperisë që kanë nostalgji për aspekte te caktuara te kohes se komunizmit.

2. Kënga “kalasnikov” ishte refreni i krimeve te luftes

Jo, kenga kallashnikov nuk lidhet me masakrat ne Ish-Jugosllavi, kjo kenge ishte kolona zanore e filmit “Underground”, film i jashtezakonshem qe percjell si koncentrat mentalitetin dhe natyren ballkanase, paradokset dhe lazdrimet e pellgut.

Kenga kallashnikov i kushtohet ne fakt marredhenies alla-cigane qe ballkanasit kane me kallashnikovin, kjo kenge lidhet dhe me Shqiperine.

Besoj i mbani mend skenat kur shqiptare te veshur keq gezonin dhe shtinin me kallash ne dore ne vitin 1997.

A nuk dukeshim primitive dhe entuziaste ne ato video te 1997?

Pikerisht kete entuziazem te ballkanasve me kallashin ka ne fokus kenga dhe po, kenga pershkruan ne menyre fantastike ate sentimentin primitiv te ballkanit me kallashin. Pra kenga ne vetvete eshte skaner realist i nje mentaliteti, i nje gjendje te caktuar psiqike dhe s’ka lidhje me ato qe perfliten nga injorante.

3. Goran Bregovic eshte i pari artist qe ne vitet 80 themeloi nje shtepi diskografike private ne vendet e bllokut ish-komunist. Nje risi ne kuptimin e shoqerise se shtetezuar Jugosllave dhe nje hap shume efikas ne menyren se si kjo shtepi diskografike ndikoi dhe permiresoi tregun dhe industrine muzikore ne Ish-Jugosllavi. Bazat e kesaj industrie ekzistojne dhe sot, ndaj ne Serbi, Slloveni, Maqedoni etj funksionon tregu  privat i koncerteve, ndersa ne Shqiperi koncertet i organizon partia ose bamiresia.

4. Rryma turbo-folk eshte nje rryme qe ka ndikuar ne zbutjen e ndikimeve te botes perendimore dhe ka stimuluar traditen vendase ne pellgun e Ish-Jugosllavise.  Ky zhvillim ka dy aspekte:

a) Aspektin pozitiv qe ndikon ne ruajtjen e identitetit dhe shmang imitimet shabllone.

b) Aspektin negativ, sepse politika perdori kengetare te kesaj rryme dhe per qellime te saj. Por perdorimi politik ndodh kudo, pse ça jane ato debatet qe bejme ne sot per Eli Faren? Fiks e njejta gje jane, perdorim politik qe i behet artistes.

5. Goran Bregovic eshte i vetmi artist me fame ne Ish-Jugosllavi qe merr mundimin te shkele nga keto ane, kete aspekt une ja vleresoj. Artisteve te tjere serbe apo boshnjake as u bie ndermend te shkelin ketu, jo vetem nga ngarkesa armiqesore, por sepse s’kane interes ta bejne.

Nese do informoheshit pak me teper do mesonit se koncertet qe ben Dragana Mirkovic apo Ana Bekuta, Lepa Brena etj, nuk bien asnjehere nen 150 mije vete. Ka pas raste rekordesh me nga 350 mije pjesemarres.

E kuptoni per ça industrie behet fjale? Akumulojne 2 milione euro me 90 minuta koncert.

Ndaj mos beni sikur po vdesin kengetaret serbe e boshnjake te vijne ne Shqiperi, se as u bie ne mendje per kete gropen ku jetoni ju.

6. Ato shembujt qe merrni nga bota perendimore per shtete qe pengojnë artiste te caktuar, jane idiotesi.

Ça e dini boten perendimore ju?

Hapni librat dhe lexoni se si Hollivudi apo se si industria muzikore perendimore ka qene ne funksion te perandorise, mjet propagandistik dhe mjet i pushtimit te bute. Lexoni dhe plot raste kur kengetareve si John Lennon i jane vene pas strukturat e FBI-se sepse konsideroheshin si artiste “jashte kontrollit”.

Iluzioni juaj mbi boten perendimore, perputhet plotesisht me injorancen tuaj mbi menyren si funksiononte arti ne Ish-Jugosllavi.

Jeni duke sulmuar nje kulture qe nuk e njihni, per te cilen jeni injorante, duke perdorur si arme iluzionin qe keni mbi perendimin.

Pra jeni dy here injorante dhe ne intencion dhe ne njohjen e gjese.

Dhe e fundit, kam pare ketu verdalle ne nja dy raste njerez qe flasin me perçmim per kete lloj muzike, e qe shfaqin nje superioritet qe sipas tyre vjen nga fakti qe ata e refuzojne kete muzike.

Mirepo sikur te nisja dhe une te jepja nai detaj  mbi keta njerez, detaj qe e kam nga superioriteti ne informacion, nai detaj te vockel fare, do kuptonit qe keta kritiket e medhenj nuk vlejne as sa ajo gjeja qe ben ne mengjes Bregovici.

Sondazh

Poll