Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
44 %
5.7kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Disa javë para protestave, Basha i mbledh deputetët e PD për drekë në periferi të Tiranës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me rastin e festave të fundvitit ka vendosur të bëjë bashkë të gjithë grupin parlamentar të PD-së në një drekë.

Dreka e organizuar nga Basha do të mbledh të gjithë deputetët e PD-së në fermën “Uka Farm” në periferi të kryeqytetit, mëson newsbomb.al. Që nga koha kur u zgjodh në krye të Partisë Demokratike, ky është takimi i parë informal që Basha organizon me grupin e tij parlamentar.

Kjo drekë e Lulzim Bashës me deputetët e PD vjen disa ditë pas asaj që bëri kryeministri Rama me funksionarët e lartë të PS-së në një nga komplekset më luksoze në dalje të Tiranës, raporton newsbomb.al. Por në ndryshim nga Rama që i mblodhi të tijtë në një ambient shumë luksoz, kryedemokrati ka zgjedhur që t’i çojë deputetët opozitarë në një ambient me produkte bio.

Vlen të përmendim se ferma në fjalë zotërohet nga Rexhep Uka, një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe zyrtar i saj për një kohë të  gjatë.

Para disa muajsh ai pati një “përplasje” me kreun e PD-së, por mesa duket dallimet mes tyre janë sheshuar dhe kjo drekë e Bashës me deputetët në fermën e Rexhep Ukës, është tregues se kryedemokrati po fillon të rregullojë marrëdhëniet me ata që konsiderohen si “garda e vjetër” e Partisë Demokratike. /Newsbomb.al

Lexo edhe: ZBULOHET LETRA E ISH-THEMELUESIT TË PD PËR BASHËN: KY ËSHTË ÇMIMI QË TI PO PAGUAN PADREJTËSISHT

Më shumë


spot_img









spot_img