Hapësire reklamuese

Rajoni

Disa “E-Mail” të vjedhura, zbulojnë lidhjet e Syriza me radikalët e Rusisë

Shkruar nga Newsbomb

Pasi ka kaluar “ekstaza” e shumicës së politikanëve shqiptarë për fitoren e Syriza në Greqi, tani shumë prej tyre me mendje të ftohtë dhe duke u bazuar te logjika, po nisin të kuptojnë se Alexis Tsipras nuk ishte zgjedhja ideale për shqiptarët.

Idetë e tij për Kosovën, për kufirin detar me Shqipërinë janë kundër interesave tona, por tani zbulohen dhe lidhjet me radikalët rusë.  Vëzhguesit e zhvillimeve në Evropë e kanë kuptuar menjëherë se Qeveria e re e Greqisë, e udhëhehqur nga partia e majtë, Syriza, mund të thyejë solidaritetin e brishtë të Bashkimit Evropian në ndëshkimin e agresionit rus në Ukrainë.

Emailet që kanë rrjedhur së fundi, kanë zbuluar disa lidhje të gjata të Syrizas me ideologun e Lëvizjes Euroaziatike, Aleksandr Dugin, i cili ka lidhje me Kremlinin, si dhe me oligarkun rus, Konstantin Malofeyev, i cili besohet se ka financuar pjesën më të madhe të lëvizjes separatiste në Ukrainë.

Lëvizja Euroazatike e sheh Rusinë më afër me Azinë se me Perëndimin dhe pretendohet se për synim ka rikthimin e Bashkimit Sovjetik.

Në dhjetor të vitit 2014, një grup i hakerëve rusë, i quajtur Shaltai Boltai, ka publikuar disa emaile të marra nga Georgy Gavrish, mik i afërt me Duginin dhe zyrtar në Lëvizjen euroaziatike të Duginit. Shumë nga emaliet lidhen me përpjekjet e Duginit dhe Malofeyev për të krijuar një rreth të politikanëve dhe intelektualëve evropianë, të dashur me Rusinë.

Dhjetëra emaile kanë zbuluar bisedat midis Gavrishit dhe njerëzve brenda Syriza. Gavrish ka jetuar në Greqi për disa vjet, deri më 2013. Një nga njerëzit e përfshirë në shkëmbime është Nicolas Laos, intelektual grek dhe këshilltar i Syrizas, që ka lidhje biznesore me Rusinë. Ai është partner i kompanisë ruse të sigurisë, R-Tekhno. Në një nga emailet që kanë rrjedhur, Laos i ka shkruar Duginit: “E di shumë mirë se si funksionon armiku dhe, nën patronazhin tuaj, unë mund të sulmoj në mënyrë efektive dhe të rëndë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese