Hapësire reklamuese

Aktualitet

Diplomati Shaban Murati nderohet me titullin “Nderi i qytetit të Durrësit”: Faleminderit qyteti im i lindjes

Shkruar nga Newsbomb

Diplomati Shaban Murati është nderuar me titullin e lartë “Nderi i qytetit të Durrësit”. Në një ceremoni me rastin e  "Festës së Ullirit", organizuar në pallatin e kulturës "Aleksandër Moisiu", Durrës, kryetari i shoqatës "Durrësi Autokton", Abudalla Deliallisi, i dorëzoi Muratit titullin “Nderi i qytetit të Durrësit”, vendi ku ai ka lindur.

Në një postim në “Facebook”, Murati shkruan: Padyshim vlerësimi i lartë nga qyteti i lindjes për krijimtarinë dhe veprimtarinë time të gjatë ka një karakter të veçantë emocional dhe biografik.

Faleminderit qyteti im i lindjes, qyteti më i vjetër i Shqipërisë, simbiozë e autoktonisë ilire me qytetërimet kryesore antike europiane!

“Qyteti im i lindjes më akordon titullin e lartë  "Nderi i qytetit të Durrësit"

Në një ceremoni të bukur me rastin e  "Festës së Ullirit", organizuar në pallatin e kulturës "Aleksandër Moisiu", Durrës, kryetari i shoqatës "Durrësi Autokton" z.Abdulla Deliallisi më dorëzoi titullin e lartë "Nderi i Qytetit të Durrësit".

Padyshim vlerësimi i lartë nga qyteti i lindjes për krijimtarinë dhe veprimtarinë time të gjatë ka një karakter të veçantë emocional dhe biografik.

Faleminderit qyteti im i lindjes, qyteti më i vjetër i Shqipërisë, simbiozë e autoktonisë ilire me qytetërimet kryesore antike europiane!

Për Shqipërine Europa nis nga Durrësi”, shkruan ai.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll