Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Diplomati rus u bën thirrje anëtarëve të OKB-së që ta refuzojnë rezolutën që pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drjetave të Njeriut

Lajme të ngjashëm

Zëvendës ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Genadi Kuzmin u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që të refuzojnë rezolutën që pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, duke e quajtur projekt-rezolutën “një precedent të rrezikshëm”.

“Sot nuk është koha dhe as vendi për teatër. Projekt-rezoluta që po shqyrtojmë sot nuk ka asnjë lidhje me situatën aktuale të të drejtave të njeriut në terren. Votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut është një përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur pozicionin e saj dominues dhe kontrollin total për të vazhduar përpjekjen e saj për kolonializmin e të drejtave të njeriut në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha ai në Asamblenë e OKB-së.

Sipas tij, Rusia ka mbrojtur vazhdimisht parimin e bashkëpunimit të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe statusin e barabartë si një nga themelet kryesore të arkitekturës së të drejtave të njeriut. Kuzmin u shpreh se vendi i tij i hedh poshtë akuzat e pavërteta bazuar në ngjarje të inskenuara dhe falsifikime të përhapura gjerësisht në rrjet.

Më shumë