Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
34 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Diplomati që nxori PD nga çadra 5 vite më parë, Jorida Tabaku tregon për çfarë foli me McAllister në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PD Jorida Tabaku, ka zhvilluar sot një takim me David McAllister, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian. McAllister është gjithashtu diplomati që negocioi 5 vite më parë me Lulzim Bashën dhe nxori PD nga çadra.

Tabaku thotë se ka diskutuar me të dhe përfaqësues të Parlamentit Europian mbi rezolutën për Shqipërinë. Deputetja demokrate tregon se kanë folur për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

albsig

spring

“Si fillim, që ndryshimi i Kodit Zgjedhor, vetëm pak kohë para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, që rezoluta e cilësoi të njëanshëm. Problem tjetër është dhe përdorimi i pushtetit, strukturave dhe burimeve njerëzore nga qeveria, publikimi i database me të dhënat e zgjedhësve.

Së dyti, sundimi i ligjit është problemi tjetër që cënon demokracinë në Shqipëri, krimi i organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmëria gjithashtu.

Së treti, lufta ndaj korrupsionit dhe sjellja e njerëzve të pushtetit para drejtësisë ngelet beteja kryesore e opozitës.

“Ne ishim pro Reformës në  Drejtësi në fillim, por tani vërejmë që ajo nuk po implementohet siç duhet”.

Së katërti shpreha shqetësim në lidhje me problemin e ndërtimit, koncensioneve dhe kontratave të lidhura në zonat e mbrojtura, si Butrinti dhe zonën e Vjosë-Nartës.

Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret, por ne do bëjmë të pamundurën që të vazhdojë progresi për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi konferenca do të tregojë ku është Shqipëria në procesin e integrimit dhe jo të fshihemi pas vetos bullgare”, shkruan Jorida Tabaku ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img