Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Diplomati gjerman: Shqipëria ka miratuar të tre marrëveshjet e lëvizshmërisë, të nënshkruara në Samitin e Berlinit

Lajme të ngjashëm

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë të ditur se Shqipëria ka miratuar të tre marrëveshjet e lëvizshmërisë, të nënshkruara në  samitin e procesit të Berlinit, në nëntor 2022.

“Vendi i parë në rajon: # Shqipëria ka miratuar të tre marrëveshjet e lëvizshmërisë të nënshkruara në Samitin e Procesit #Berlin . Shpresojmë që vendet e tjera të ndjekin shpejt, në mënyrë që të gjithë qytetarët e #WB6 së shpejti të gëzojnë përfitimet që u sjellin këto marrëveshje!”, shkruan Sarrazin.

Kujtojmë se krerët e qeverive, të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre në nëntor 2022 marrëveshjet e lëvizshmërisë në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) – për lirinë e lëvizjes me letërnjoftim, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe të kualifikimeve profesionale për mjekët, stomatologët dhe arkitektët, në Samitin e Procesit të Berlinit.

Më shumë