Hapësire reklamuese

Politikë

Diplomatët te restoranti i Beqajt, Murrizi:Po luftonin peshqit, e hanin te peshkaqeni

Shkruar nga Newsbomb
Diplomatët te restoranti i Beqajt, Murrizi:Po luftonin peshqit, e hanin te

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka postuar një foto të ambasadorit britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith dhe ish-ambasadores së SHBA-vë në vendin tonë, Yuri Kim, në ambienten e restorantit “Gzona”.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, ish deputeti krah fotos së dy diplomatëve të huaj me shefin e këtij restoranti, shkruan se teksa ata mendonin se po luftonin krimin dhe korrupsionin, ky restorant paska qenë pronë e një prej “peshkaqenëve” më të mëdhenj, referuar ish-ministrit Ilir Beqaj.

 “Koha kur Ambasadoret gezoheshin tek lokal GZONA brenda kalas ne pedonalen e Tiranes dhe pozonin te qeshur nga gezimi me shefin e guzhines, se mendonin qe po “ luftonin” peshqit e medhenj por qe sipas pergjimeve te SPAKUT pronari i lokalit ku gezoheshin Ambasadoret me emrin GZONA, qenka prone e nje “ peshkaqeni” qeveritar i Rames shume te gezuar, ngaqe prej 10 vitesh hante kumbulla, dardha, molle dhe fiq pas kurrizit te Rames, por siç duket Rama ka qene me covid dhe nuk ka nuhatur asnje arome frutash, e nuj ka degjuar as zhurmen e nofullave gjate pertypjes”, shkruan Murrizi.

Ndërkohë, kujtojmë se sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, restoranti “Gzona” i cili është i pozicionuar mu në zemër të kryqytetit, brenda në Kalanë e Tiranës, ndonëse ka për administratot emër tjetër është pronë e fshehur e Ilir Beqajt.

Restoranti është me emrin tregtar kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner Ilir Beqaj dhe bashkëshortja e tij Adriana Beqaj. Por sipas SPAK Beqaj është larguar ‘de jure’ nga ky biznes pasi në të vërtetë vijonte të kishte kontrollin përmes Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prengës i cili ishte dhe administratori.

“Gjate hetimeve kanë rezultuar dhe biseda te shtetasit Ilir Beqaj nepermjet perdorimit te telefonit te shtetasit Arben Dani, shofer prane SASPAC, shofer i shtetasit Ilir Beqaj, me Ermalin, kui Iliri i kerkon qe te lidhet me Gazin nese eshte ne Tirane, me qellim per tu takuar, nderkohe qe Gazi rezulton te jete ne Lezhe.

Nga analiza e bisedes se pare te dt. 06.12.2023, ku shtetasi llir Beqaj i kerkon shtetasit Ermal Kurtulaj te lidhet me shtetasin "Gazi", dyshohet se behet fjale pikerisht per shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit Gzona.

Kjo pasi ne daten 06.12.203 reth ores 23.21 Ermali flet me Gazni ku i kerkon nëse e mban bllokun qe mban shenimet tona dhe ai thote po eshte tek puna dhe nga biseda kuptohet qe bejne llogari ne lidhje me leket qe eshte investuar te pakten nga ana e Ermalit dhe jo vetem. Nisur nga kjo bisede, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjerisht nuk figuron në administrimin e restorantit faktikisht ai ka berë investime atje dhe fakti qe referimi bëhet ne numrin shumes ngrihen dyshime dhe per interesa të shtetasit Ilir Beqajt ne ate restorant" , thuhet në dosjen e SPAK.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese