Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Diplomacia Ballkanase në ‘duart’ e shqiptarëve, Dritan Abazoviç drejt postit të Ministrit të Jashtëm në Malin e Zi

Shkruar nga Newsbomb
Diplomacia Ballkanase në ‘duart’ e shqiptarëve, Dritan

Gent Cakaj në shqipëri, Meliza Haradinaj-Stublla në Kosovë, Bujar Osmani në Maqedoninë e Veriut, ndërsa tashëm duket se shqiptarët do të kenë edhe një tjetër Ministër të Jashtëm në Ballkan.

Bëhet fjalë për Dritan Abazoviç, shqiptarin nga Ulqini që ishte edhe “çelësi” i formimit të qeverisë së re në Malin e Zi, që do të drejtohet nga Zdravko Krivokapi.

Partia e tij “E zeza në të bardhë” mori 4 mandate deputetësh, të mjaftueshme për t’u bashkuar me partitë opozitare dhe për të rrëzuar nga pushteti pas 30 viteve Milo Gjukanoviç.

Abazoviç ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e Qeverisë së re, duke mbajtur në fokus Kosovën dhe mosprekjen e njohjes së saj, NATO-n si dhe rrugëtimin në BE.

I pyetur për mundësinë që Mali i zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës ai tha se do të jetë klundër dhe kjo çështje nuk mund të jetë as në rend dite.

PRa do të jenë 4 Ministra të Jashtëm shqiptarë në Ballkan, të cilët ndodhta do ta kenë më të lehtë tashmë të zgjidhin ndonjë mosmarrëveshje mes shteteve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll