Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Diploma e Belind Këlliçit, reagon Universiteti Coppin në SHBA: U diplomua në 2008-ën me vlerësimin më të lartë

Shkruar nga Newsbomb
Diploma e Belind Këlliçit, reagon Universiteti Coppin në SHBA:

Në mes të fushatës për zgjedhjet vendore, kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, u vu në qendër sulmeve përmes disa artikujve mediatikë që aulduan se ai nuk ka diplomë të shkollës së mesme, dhe se ka mashtruar universitetin në SHBA për t’u regjistruar.

Disa media raportuan se Këlliçi madje ka shfrytëzuar faktin që vëllai i tij punonte në Universitetin Coppin në Maryland, për të mashtruar në mënyrë që të regjistrohej aty.

Por duket se të gjitha këto aludime i hedh poshtë vetë Universiteti Coppin, përmes një reagimi për mediat.

Universiteti amerikan bën me dije se Këlliçi është regjistruar në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe është diplomuar për Shkenca Menaxhimi në dhjetor të 2008-ës.

Universiteti Coppin thotë në përgjigjen për “Faktoje.al” se Këlliçi është diplomuar si student i shkëlqyer, me vlerësimin më të lartë.

“Sipas të dhënave tona, Belind Këlliçi hyri në Universitetin Coppin në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe u diplomua në nivelin Bachelor për Shkenca Menaxhimi në dhjetor 2008. Ai u diplomua me vlerësimin më të lartë “Summa Cum Laude”, që merret nga studentët që fitojnë të paktën 48 orë kredite në universitet dhe një mesatare kumulative të notave midis 3.75 dhe 4 në të gjitha lëndët universitare”, thotë në reagim Universiteti Coppin, Maryland, SHBA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese