Hapësire reklamuese

Politikë

“Dimri mori fund, e ardhmja e bukur po na pret”, Basha iu bën thirrje qytetarëve në orët e fundit të votimit: Shkoni drejt kutive për të vendosur fatin tuaj

Shkruar nga Newsbomb
“Dimri mori fund, e ardhmja e bukur po na pret”, Basha iu bën

Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi takoi qytetarët në Elbasan dhe i ftoi që të votojnë, ka shkuar drejt qytetit të Durrësit aty ku ka bërë të njëjtën thirrje për të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar.

Basha u është drejtuar të gjithë qytetarëve që në orët e fundit të procesit të votimit të drejtohen drejt kutive dhe të vendosin fatin e tyre.

Teksa iu bëri apel të gjithë të rinjve që t’i ndihmojnë të moshuarit të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë drejt qendrave të votimit.

 “I përshëndet të gjithë durrsakët dhe të gjithë ata që kanë votuar deri tani dhe u them shkoni trokisni në të gjithë shtëpitë e atyre që nuk kanë votuar deri tani. Merini dhe çojini në kutitë e votimit. Kjo është dita juaj e familjeve tuaja e vendit tuaj. Të gjithë masivisht, edhe 2 orë e gjysëm mbyllen votimet të gjithë masivisht të drejtohen drejt kutive të votimit. Dimri mori fund, dielli po shkëlqen mos mbetet askush pa votuar, të gjithë drejt kutive të votimit. Dielli i bukur, Durrësi i bukur, populli i bukur e ardhmja e bukur që na pret se të gjithë jemi bërë së bashku. Të gjithë drejt kutive të votimit, askush mos qëndrojë në shtëpi. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve. Deri në fund të procesit thirrja ime është vetëm një. Të gjithë drejt kutive të votimit për të vendosur fatin tuaj. Kush ka nevojë për asistencë qytetarët e Durrësit të ndihmohen”, tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll