Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dimri i ashpër ‘’gjunjëzon’’ Gjermaninë, anulohen qindra fluturime (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Dimri i ashpër ‘’gjunjëzon’’ Gjermaninë,

Dimri i ashpër në Gjermani ka ndikuar edhe në trafikun ajror. Qindra udhëtime janë anuluar për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të borës.

Vetëm në aeroportin e Mynihut u anuluan mbi 160 fluturime drejt vendeve në rajon dhe botë. Një nga dy pistat më të mëdha në Gjermani u bllokua nga dëbora dhe për pasojë duhej të pastrohej për të rikthyer përsëri fluturimet.

“Për shkak të kushteve klimatike, rreth 160 fluturime nuk janë në gjendje të ngrihen ose të ulen”, tha një zëdhënës i aeroportit dje në mbrëmje.

 

@mateeullah1999♬ original sound - Mateeullah1999

Ai gjithashtu iu bëri thirrje pasagjërëve të kontaktojë dhe informohen para se të nisen në aeroport pasi fluturimi i tyre mund të vonohet ose me e keqja të anulohet për disa ditë.

Të gjitha fluturimet janë anuluar deri mëngjesin e sotëm dhe avionët janë devijuar në aeroportet e Nurembergut dhe Frankfurtit.

Mynihu është aeroporti i dytë më i ngarkuar i Gjermanisë, pas Frankfurtit. Fluturimet pritet të rikthehen mbrëmjen e sotme, 3 Dhjetor, por me kufizime.

Probleme dhe ndërprerje të udhëtimit ka pasur edhe në qarkullimin hekurudhor në Gjermaninë Lindore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese