Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Dimër si para viteve 90”, ngrica, era dhe dëbora do “pushtojnë” vendin

Shkruar nga Newsbomb
“Dimër si para viteve 90”, ngrica, era dhe dëbora do

Një rrymë e të ftohtit polar pritet të prekë vendin tonë në ditët në vijim. Sinoptikania Lajda Porja tha se dita e premte do të shënojë edhe mbërritjen e këtij të ftohti polar me reshje dëbore dhe temperatura ekstreme.

“Reshjet do të thoja se dita e premte nis me reshje shiu më pas pasdite të gjitha reshjet që do të bien në vend do të jenë në formën e dëborës. Reshjet do të zbresin në lartësitë e ulëta, atë të Shkodrës, Lezhës”, tha ajo.

Ajo tha se kulmi i këtij të ftohti do të jetë dita e diele ku zonat në kufi me Malin e Zi do të arrijnë temperaturat deri -14 Gradë Celsius. “Pas të shtunës do të kemi një mot pa reshje por me temperatura ekstreme që do të zgjasin deri të mërkurën e javës tjetër. Temperaturat do të jenë edhe minus në bregdet. Tirana do të kapë shifrën e -4 ose -5. Por janë temperatura që vendi ynë i ka përjetuar më parë, edhe Tirana. Po ta shohim po jetojme nje mot si te vitet 90′. Kulmi i tyre do të jetë të dilën por edhe e hëna dhe e marta. Vlerat më të ulta priten në pjesën e verilindjes sidomos në kufi me Malin e Zi  me -14 gradë Celsius. Javën tjetër do të kemi edhe një erë të ftohtë. Aktualisht kemi një masë ajrore të lagësht por do të ngrijë në fundjave dhe ngricat do të jenë kryefjala e muajit. Janari do të jetë një muaj pa reshje por me temperatura më të ulëta se mesatarja”, tha ajo në një intervistë për neës24

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll