Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dimër në Shqipëri, në Kukës bie dëbora e parë

Shkruar nga Newsbomb
Dimër në Shqipëri, në Kukës bie dëbora e parë

Vjeshta tashmë duket se i kanë lënë vendin zyrtarisht dimrit. Pas stuhisë së djeshme që pushtoi gjithë vendin, sot në Kukës raportohet se ka nisur dëbora e parë.

Temperatura kanë rënë ndjeshëm dhe në një video të publikuar nga “Syri.net”, shihet që ka rënë dëborë në majën e malit të Gjallicës.

Sinoptikanët kanë paralajmëruar ulje të ndjeshme të temperaturave në gjithë vendin, ndërsa emergjencat civile dhe njësitë vendore kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë të mundet lëvizjet.

Kujtojmë që dje në Tiranë, lumi “Lana” doli nga shtrati duke përmbytur rrugët përreth dhe duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë sot, Shqipëria është futur zyrtarisht në stinën e dimrit me dëborën e parë që ka rënë në Kukës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese