Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

“Dilnin pothuajse çdo ditë nga liqeni por nuk donte lidhje serioze”, banori i “Big Brother” i jep fund lidhjes me të dashurën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Jeta sentimentale duket se nuk është në ditët e saj më të mira për Seldi Qalliun. Këngëtari, i cili vetëm pak muaj më parë i dha fund fejesës 5-vjeçare me Dafina Zekën, vajzën e gazetarit Milaim Zeka, ka pësuar një tjetër disfatë në dashuri. Lidhja e tij e re me një vajzë nga Tirana ka pësuar sërish të njëjtin fund.

 Burime të suplementit “Bluetooth” në Gazeta Shqiptare kanë treguar se Seldi është ndarë prej pak javësh nga e dashura e tij e fundit. Në fakt, çifti nuk kishte dalë asnjëherë me një deklaratë për raportin e tyre, por pavarësisht kësaj ishin parë shpesh në Tiranë.

“Dalin thuajse çdo ditë nga liqeni dhe duken mjaft intim. Ndonjëherë kapen prej dore”, thoshin asokohe burimet e “Bluetooth”, teksa konfirmonin romancën e tyre.

Por, tani, miq të çiftit kanë treguar se arsyeja e ndarjes mes tyre ishte mungesa e dëshirës së Seldit për ta marrë marrëdhënien seriozisht. “Ai nuk impenjohej mjaftueshëm, nuk kishte dëshirë që lidhja të bëhej më serioze”, kanë treguar miq të tyre.

E në fakt, të njëjtën gjë kishte thëne edhe Seldi pak kohë më parë. I pyetur për raportet me femrat, këngëtari, njëkohësisht ish-banor i “Big Brother” tregonte se nuk donte që të angazhohet seriozisht në një raport të ri, por ishte në kërkim të flirteve ditore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img