Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Dilni shqiptarë protestoni, dilini për zot vetes”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 7 korrik të gjithë në rrugët e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
“Dilni shqiptarë protestoni, dilini për zot vetes”,

Ish-kryeministri Sali Berisha nga ambientet jashtë Kuvendit këtë të enjte ka njoftuar protestën e radhës e cila do të mbahet më 7 Korrik në orën 19:00.

Sipas Berishës shqiptarët duhet të dalin të protestojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe se kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët.

“Sirena e alarmit për shqipërinë në rrezik po bien në katër anët e vendit. Mbrëmë në një tryezë me drejtues aktivistë të shqoërisë civile përsonalitete të mirënjohura në këtë fushë mendoj se kryefjala e asaj tryeze, protestë dhe protestë.

Qytetarët shqiptarë të detyruar nga interesi i tyre kombëtar tek shëndeti vend i punës, xhepat e tyre ndjejnë se janë në rrezik të madh. Ndjenjë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht ti dalin zot vetes të marrin në dorë fatin e tyre dhe të fëmijëve të tyre dhe vendit të tyre.

Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe ështëm ë datën 7 korrik në orën 7 të darkës në Tiranë, në rrugë dhe sheshin e saj më të madh. Para shqiptarëve në radhë të parë dhe do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit dhe mund të them se me vendosjen e munizmiit dhe kushtetushmëria e kësaj qeverie ka rënë”, tha Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll