Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Dilni jashtë, dilni”, kolegët e Arjan Salës rrëfejnë si hyri i vetëm në vatrën e zjarrit 33 vjeçari: I mori bombulën nga dora një punëtori

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy kolegët e 33 vjeçarit Armand Abazaj dhe Gentjan Goga kanë treguar bisedën e fundit me Arjan Salën në momentin e rënies së zjarrit në magazinën e “Casa Italia”.

Ata rrëfyen momentin kritik ku 33 vjeçari me një bombol u drejtua drejt vatrës së zjarrit duke iu thënë kolegëve dhe të pranishmëve që të dalin menjëherë.

“Vetë u drejtua për tek pika e zjarrit ku ishte flaka dhe tymi i madh. Ky ishte imazhi i fundit sepse unë nuk arrita dot kurrë t’i jap ndihmë. Nuk di çfarë të them…. Ai, ne na tha të dalim jashtë. Ne, punëtorëve, kush ishte aty. Ishim diku 5-6 veta, nuk e kam fiksuar se ishte tmerr i vërtetë”., u shpreh Armand Abazaj.

Ndërsa kolegu tjetër Gentjan Goga tregoi se Arjani në momentin e rënies së zjarrit i ka marrë bombulën nga dora një personi, ndërsa ka shtuar se nuk ishin njoftuar për zjarrin në magazinë.

 “Ia ka marrë bombolën nga dora një personi që ishte aty se ishin para nesh dhe nuk na kishin njoftuar. Ne shkuam pak sekonda pas tij. Në atë moment, ai hyn në magazinë, dalin persona të tjera që ishin aty. Ne, në moment paniku drejtohemi të marrim bombolat. Aty u bë shumë shpejt, maksimumi 1 minutë, 1 minutë e gjysmë”, tregoi Gentjan Goga për Top Channel.

Magazina e qendrës tregtare “Casa Italia” shpërtheu në flakë 3 ditë më parë, ndërsa roja i sigurisë Arjan Sala u fut me një fikse zjarri dore për të shpëtuar kolegët, por fatkeqësisht mbeti vetë brenda, duke humbur jetën si pasojë e asfiksimit. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, trupi i të riut u gjet vetëm mëngjesin e sotëm, pas shuarjes së zjarrit.

Dy kolegët e 33 vjeçarit Armand Abazaj dhe Gentjan Goga kanë treguar bisedën e fundit me Arjan Salën në momentin e rënies së zjarrit në magazinën e “Casa Italia”.

Ata rrëfyen momentin kritik ku 33 vjeçari me një bombol u drejtua drejt vatrës së zjarrit duke iu thënë kolegëve dhe të pranishmëve që të dalin menjëherë.

“Vetë u drejtua për tek pika e zjarrit ku ishte flaka dhe tymi i madh. Ky ishte imazhi i fundit sepse unë nuk arrita dot kurrë t’i jap ndihmë. Nuk di çfarë të them…. Ai, ne na tha të dalim jashtë. Ne, punëtorëve, kush ishte aty. Ishim diku 5-6 veta, nuk e kam fiksuar se ishte tmerr i vërtetë”, u shpreh Armand Abazaj.

Ndërsa kolegu tjetër Gentjan Goga tregoi se Arjani në momentin e rënies së zjarrit i ka marrë bombulën nga dora një personi, ndërsa ka shtuar se nuk ishin njoftuar për zjarrin në magazinë.

 “Ia ka marrë bombolën nga dora një personi që ishte aty se ishin para nesh dhe nuk na kishin njoftuar. Ne shkuam pak sekonda pas tij. Në atë moment, ai hyn në magazinë, dalin persona të tjera që ishin aty. Ne, në moment paniku drejtohemi të marrim bombolat. Aty u bë shumë shpejt, maksimumi 1 minutë, 1 minutë e gjysmë”, tregoi Gentjan Goga për Top Channel.

Magazina e qendrës tregtare “Casa Italia” shpërtheu në flakë 3 ditë më parë, ndërsa roja i sigurisë Arjan Sala u fut me një fikse zjarri dore për të shpëtuar kolegët, por fatkeqësisht mbeti vetë brenda, duke humbur jetën si pasojë e asfiksimit. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, trupi i të riut u gjet vetëm mëngjesin e sotëm, pas shuarjes së zjarrit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img