Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i thur poezi Ramës, i kërkon të flasë për çështjen e McGonigal

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PD, Flutura Açka i ka thurur një poezi kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon të shfaqet dhe të flasë për çështjen e McGonigal.

Poezia e deputetes vjen pas zhurmës në Kuvend, pasi deputetët e Partisë Demokratike kërkuan që Rama mos fshihej dhe të ishte prezent në Parlament dhe të jepte llogari për çështjen e McGonigal.

Poezia e Açkës për Ramën:

Amerika na çoi kartë

Lol, o xhan, të griu tënja

ha e ha e t’u kalb rrënja.

Dil nga vrima, fol në mejdan,

trimat nga dhjakësit kjo i ndan.

Dil në dritare fol me të tutë

iu mek zëri, kanë veshur futë.

Mendo, o xhan, zonjat me naze,

në lot u zgjuan e me maraze.

Mendo për shokë e solidarë,

paratë në thasë e pyka nē garë.

Patrinazhistë po qajnë me kujë,

po ike ti, anija fut ujë.

Dil në shesh, dritare në daç,

ti që mavi vesh kuç e maç.

Folna një fjalë e gënje prapë,

satelit e yje dhe ujë të thatë.

Me top e potere grive dhe fole,

erdh ora, lol, të korrësh ç’na mbolle.

Kush trim me fatet e vendit loz,

Hyn ditës shul, del natës lloz.

Më shumë