Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dikush të bindë Joleza Kokën, Silvio Berlusconi është politikan i djathtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6557cbcccbf6d2384835a63429966cdc

Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, eksperte e provuar e politikës së brendshme, tashmë pretendon se është edhe një mjeshtre e politikës ndërkombëtare. E reja socialiste është përpjekur të sulmojë sipas mënyrës së saj, drejtoreshën e Newsbomb.al për lajmin e publikuar dje në portalin tonë me titull: “Gafa e të rinjve të FRESSH, Silvio Berlusconi një i majtë i suksesshëm”.

Në fakt, ka qenë emisioni “Stop” në Tv Klan ai që kishte intervistuar disa të rinj të FRESSH përfshirë Joleza Kokën. Për të mos folur edhe një herë tjetër për gafat e të rinjve socialistë, pasi lajmin e gjeni të publikuar në faqen tonë, gazetarja e “Stop” ka ngacmuar Kokën lidhur me deklaratën e famshme të bërë prej saj disa muaj më parë. Gjithsesi, ne nuk u morëm me këtë pjesë, pasi e dimë se Joleza kërkon ta harrojë njëherë e përgjithmonë atë fjalim që siç dhe e konsideroi kryeministri, nuk ishte për t’u lavdëruar.

Por ja çfarë shkruan kryetarja e FRESSH në profilin e saj në “Facebook”: “Të marrësh kritikë nga Anila Basha për politikën ndërkombëtare është gati si komplimet. Ky lloj abuzimi duhet të marri fund. Koha që nëpërmjet shantazhit mediatik të marrësh ndonjë vend pune nuk pi ujë me këtë qeveri. Është e jashtëligjshme ti vesh mikrofonin përpara njerëzve dhe ta transformosh lajmin si të duash. Kjo gazetari restorantesh duhet të marri fund edhe për hir të gazetarëve të tjerë që rrinë nga 20 orë në punë dhe i janë besnik të vërtetës.”

Duke u përpjekur të marrë edhe rolin e zëdhënëses së qeverisë, mesa duket Joleza Koka nuk është ende e bindur se Silvio Berlusconi është politikan i djathtë dhe nuk ka të bëjë me të majtën, ashtu siç pretendonin kolegët e saj. Megjithatë, pasi të largohet nga drejtimi i FRESSH, besojmë se Joleza do të ketë më shumë kohë të lirë për të lexuar dhe të thellojë njohuritë e saj në politikën ndërkombëtare.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img