Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dikur në krah të tij, Visar Zhiti flet për “non grata-n” e Berishës: DASH është shumë serioz! Demokracia që ndërtuam ne ishte e ëndërruar, por solli korrupsion galopant

Shkruar nga Newsbomb
Dikur në krah të tij, Visar Zhiti flet për “non

Si një ish-demokrat që ka qenë dikur në krah të Berishës, shkrimtari dhe poeti i njohur Visar Zhiti ka komentuar “non grata-n” e ish-kryeministrit nga SHBA.

Ai u shpreh se nuk e dëshironte një vendim të tillë për Berishën, teksa shtoi se demokracia që u krijua pas komunizmit, ishte “sa e ëndërruar, po aq e pabukur, po aq me shqetësime, edhe me mashtrime, zhgënjime, por ne i gëzoheshim lirisë, gëzoheshim që po zbulonim vetveten, që po krijonim një pronë, ishim të zhveshur. Kjo solli dhe një korrupsion galopant, një luftë politike të egër”.

PYETJA: Ju jetoni në SHBA, një vend që e ka shpallur “non grata” ish-kryeministrin Berisha, a mund të kem një koment për këtë dhe të gjitha zhvillimet në PD…

Zhiti: Është një pyetje e vështirë. Më vjen keq që ne i kërkojmë kujtdo, gjithçka. Kjo do specialistin, njeriun e dosjeve, të punës. Unë e çmoj seriozitetin institucional të SHBA, është etalon i demokracisë dhe lirisë botërore, i punëve serioze dhe punëve të mëdha, një pararojë e botës. Kuptohet dhe atje, në ecurinë e tyre, ka probleme, që ata i dinë dhe i ngrenë mes tyre. DASH është shumë serioz, duhet të mendosh thellë të thuash ‘e besoj apo jo’. Unë si qytetar dhe si pjesë e atij krahu të përvuajtur, që iu bashkua duke u thirrur më afër nga forcat demokratike, nuk e dëshiroj një gjë të tillë, më shqetëson si qytetar, por kam vështirë të jap një mendim, sepse nëse marrëdhëniet e mia personale me emrat që përmendet ju kanë qenë jo vetëm normale, por shumë të mira, edhe një bashkëpunim dinjitoz, nuk do të thotë se unë i di gjërat.

 Kritikat që ne kemi pasur si qytetarë të gjithë së bashku për demokracinë që po ndërtohej, natyrisht të bën të mendohesh, a ishte kjo demokracia që duhej, a ishte kjo ajo që ëndërruam. Ëndrra nuk arrihet kurrë, zotësi është të ëndërrosh, jo t’i arrish. Demokracia që ndërtuam ne ishte sa e ëndërruar, po aq e pabukur, po aq me shqetësime, edhe me mashtrime, zhgënjime, por ne i gëzoheshim lirisë, gëzoheshim që po zbulonim vetveten, që po krijonim një pronë, ishim të zhveshur. Kjo solli dhe një korrupsion galopant, një luftë politike të egër, një media në shërbim të pushtetit dhe anasjellas. Do të thosha që ka shpërdorim në demokracinë tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese