Edmond Panariti, drejtor Kabineti në Presidencë, i përgjigjet “flakë për flakë ” mikut dhe bashkëpunëtorit të tij politik Luan Rama. E gjitha lidhet me një deklaratë të keqkuptuar për kompozitorin Limos Dizdarin, i cili ndodhet në spital.
Panariti i përgjigjet një shkrimi të Luan Ramës, po pasditen e sotme, ku ish-zyrtari i LSI e quante drejtorin e Kabinteit të Metës “mjeran të ndërsyer” që nuk fliste me fjalët e tij. Edmond Panariti e quan Ramën “mi pa moral”.
“Për minjtë dhe moralin e tyre! Edhe nga profesioni di që në prag përmbytjesh, ata që largohen të parët nga ngrehinat janë minjtë, të cilët nxitojnë të gjejnë strehën e radhës.
Nuk ja vlen tu kushtosh vëmendje, është në natyrën e tyre. Por përmbytjet megjithatë ndodhin dhe dikush i sfidon, përballet dhe dikush fshihet dhe struket. 25 Korriku po vjen , ju ftoj të ndiqni sonte në top Channel, Presidentin për më shumë”, thotë Panariti.
Si nis përplasja mes Luan Ramës dhe Edmond Panaritit
Luan Rama, ka dhënë dje lajmin e kompozitori i njohur Limos Dizdari ishte në gjendje të rëndë në spital. Ai shkruante se qeveria nuk po bënte asgjë për ta ndihmuar, pavarësisht se e ka detyrim ndaj kontributit të kompozitorit për kombin.
Rama shkruante se edhe përse nuk është “Nderi i Kombit”, Limos Dizdari duhej ndihmuar sepse i ka dhënë shumë vendit të tij, shkruan neësbomb.al. Për këtë ka folur sot dhe Edmond Panariti, drejtori i Kabinetit të Presidentit Meta.
Ish-zyrtari i LSI thotë se deklarata e tij është keqkuptuar dhe sot Edmond Panariti është marrë me të, “krejt paturpësisht e pa asnjë bazë, duke shkelur edhe normat më elementare të etikës së komunikimit mes dy njerëzve që njihen prej kohësh”.