Hapësire reklamuese

Politikë

Dikur ministre, Lindita Nikolla uron studentët: Krahas përpjekjeve për dijen, keni dhe betejën për mbrojtjen e jetës

Shkruar nga Newsbomb
Dikur ministre, Lindita Nikolla uron studentët: Krahas përpjekjeve

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, dikur ministre e Arsimit, uron studentët për fillimin e vitit të ri akademik. Nikolla shkruan se ky vit do të jetë i vështirë për studentët, pasi krahas përpjekjeve për dijen, kanë dhe betejën për mbrojtjen e jetës nga Covid.

Mesazhi i Lindita Nikollës:

Të dashur studentë, pedagogë e prindër,

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta. Ky vit nuk do të jetë i lehtë. Krahas përpjekjeve për dijen, do na duhet të përballojmë edhe betejën për mbrojtjen e jetës. Por unë kam besim se, me ndihmën dhe përkushtimin e pedagogëve, me mbështetjen e pakursyer të prindërve dhe të gjithëve ne, ju, të dashur studentë, do t’ia dilni dhe do t’i fitoni të dyja këto beteja! Ndiqni këshillat e mjekëve dhe vaksinohuni, që ta keni më të lehtë. Jepni shembullin tuaj, si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë!

Një vit të mbarë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll