Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Dikur “mbretër” të rrugës, sot të “Eurovisionit”: Si grupi italian arriti majat dhe rrëmbeu çmimin e parë në festival

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dikur “mbretër” të rrugës dhe sot triumfues të “Eurovision 2021”.

Grupi “Maneskin” të cilët arritën që mbrëmjen e djeshme të shpalleshin fitues të festivalit më të madh të këngës, më herët kanë kënduar në rrugët e Italisë.

Një foto e tyre teksa këndojnë në rrugë po bën xhiro në rrjetet sociale, ndërsa sot e gjithë bota po flet dhe po komenton performancën e tyre së natës së djeshme.

Epra, nga e gjithë kjo kuptuam vetëm diçka, asnjëherë nuk është vonë për të ndjekur ëndërrat dhe asnjëherë nuk jemi vonë për tu ngritur lart, dhe grupi “Maneskin” janë demostruesit më të mirë.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme vendi i parë u “rrëmbe” nga Italia, i dyti nga Franca dhe vendi i tretë nga Zvicëra, e cila përfaqësohej nga shqiptari Gjon Muharremaj.

Ndërsa, Shqipëria arriti të grumbullonte vetëm 57 pikë duke e çuar Anxhelën në vendin e 21-të.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img