Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

“Digjitalizo një nxënës” nisma e re në mbështetje të mësimit online, Veliaj: Flasim me shembuj konkretë; na ndihmon kushdo që përfshihet

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

beb2ea30b0c0bdf49128db521d30b701

Në këtë periudhë të vështirë pandemie, kur mësimi në shkolla zhvillohet i alternuar edhe online, Parlamenti Rinor ka nismuar një ide interesante për t’u ardhur në ndihmë të gjtihë nxënësve.

Nisma “Digjitalizo një nxënës” është ideja më e re, e mbështetur nga Bashkisë së Tiranës, e cila synon që, përmes solidaritetit, të ndihmojë nxënësit për të pasur mjetet e duhura për të ndjekur mësimin në platformat digjitale. Nisma e ideuar nga Parlamenti Rinor ka nisur me gjimnazin “Sami Frashëri”, ku dy nxënësit e parë të saj përfituan nga një tablet, i cili do t’u vijë në ndihmë për mësimin online.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ftoi këdo që ka mundësi t’i bashkohet nismës, që të bëhet pjesë e një akti solidariteti në këto kohë të vështira edhe për fëmijët, të cilët u duhet ta zhvillojnë mësimin online për shkak të pandemisë.

“Jam shumë krenar për ju, është një ide fantastike! Më mirë të flasim me shembuj, se sa me fjalime pafund. Fakti që Parlamenti Rinor ka vendosur të jetë praktik duke propozuar një nismë konkrete, ku një nxënës ‘adopton’ një nxënës tjetër duke i dhuruar një tabletë digjitale – dikush mund ta ketë të përdorur, dikush e ka të re, ose dikush që i ka mundësitë ekonomike blen edhe një për vete, edhe një për shokun a shoqen – por, kur secili përfshihet në një nismë të tillë, mund ta quajmë një histori suksesi. Është vërtet gëzim i madh të marrësh, por jam i bindur se është edhe shumë gëzim të japësh – e ndoshta, më gëzim është të japësh se sa të marrësh”, tha Veliaj.

Përfaqësuesja e Parlamentit Rinor, Ersa Fero, tha se nismës pritet që t’i bashkohen edhe mjaft qytetarë e biznese. “Me ndihmën e bashkisë kemi bërë shpërndarjen e tabletave të para, por shpresojmë shumë që në këtë frymë festash, të dhurojmë edhe shumë pajisje të tjera. Mund të bëheni pjesë duke dhuruar qoftë edhe një pajisje digjitale, e cila nuk është më funksionale, por mund të vlejë për dikë pasi riparohet. Në rast se jeni biznes, mund të bëheni donatorë në këtë nismë, për ta nisur sa më mbarë vitin 2021”, tha Fero.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img