Një rulot tip “Opel” në pronësi të shtetasit italian R. Z., 67 vjeç, është djegur mbrëmjen e sotme në aksin Levan – Tepelenë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë që dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
“Sot rreth orës 21:00, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Rromës, Mallakastër, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti rulot tip “Opel” me drejtues shtetasin italian R. Z., 67 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.